Foto ilustruese

Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve…

16 Qershor 2022, 14:35| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 14:37

  • Share

Të gjithë e kujtojmë se si, OFL-ja e famshme, bëri disa goditje të forta ndaj krimit të organizuar, për pasojë edhe rekomandime ndaj strukturave më të larta të drejtësisë, lidhur me sekuestrot e pronave të paligjshme. Një pronë quhet e paligjshme në çdo vend të botës, kur i takojnë një personi, që nuk ka as vitet e punës, as moshën dhe as kuntributin financiar, për të justifikuar vlerën e tyre.

Kujtoj këtu se, OFL-ja e famshme, vuri “shiritin e kuq” në afro 216 prona në gjithë vendin, por sot rezulton se gjykatat kanë rikthyer ofro 90 per qind të tyre tek i “zoti”. Dhe ç’mbeti pas kësaj ? Asgjë, hotelet, trojet, vilat, resortet, ju rikthyen të zotit, dhe gjithçka vazhdon normalisht. Dje mësuam se në Korçë, qenka konfiskuar një hotel, dhe lajmi shfaqej me bujë të madhe në disa media, referuar strukturave policore.

Hoteli në fakt ishte në pronësi të një gruaje 60 vjeçare, por sipas informacioneve policore “rezulton se ishte ndërtuar nga para të pista të një të afërmi të saj”. Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve në Shqipëri nuk kanë të mbaruara. Në Durrës para 2 muajsh u fol shumë se “pritet të sekuestrohen 2 hotele dhe pallate që janë ndërtuara me para krimi nga X dhe Y”. Por rezulton se deri sot atje nuk ka vajtur asnjë polic, nuk është vendosur asnjë shirit i kuq, nuk ka vajtur asnjë prokuror apo vendim gjykate, dhe aktiviteti vazhdon normalisht. Pse ndodhin këto gjëra, pse strukturat e shtetit nuk krijojnë një vijueshmëri normale të veprimeve të tyre në goditjet ndaj krimit dhe emrave që më parë publikohen në faqe gazetash, dhe pastaj dalin se ishin “në rregull, u akuzuan gabimisht, u liruan për mungesë provash”.

Në rast se OFL-ja, SPAK-u, KLP-ja, KLGJ-ja, dhe lloj-lloj strukturash të tjera të drejtësisë së se, nuk e dinë se, pallatin, vilën, resortin, fshatin turistik, apo dhe biznesin, i ngrenë njerëz që justifikojnë gjithçka përmes viteve të punës, apo dokumentacionit të vërtetë zyrtar përmes sistemit bankar, (dhe jo përmes thasëve me para që vijnë nga jashtë në rrugë të paligjshme) atëhere këtu ja vlen të ndalemi. Drejtësia e re, duhet të barazpeshojë të gjithë njëlloj, dhe jo të diferencojë,ata që kanë prapavijë të dyshimtë në pronat që disponojnë. Në rast se SPAK-u apo dhe gjykatat sekuestrojnë dhe konfiskojnë me bujë një hotel diku në periferi të Korçës apo Beratit, dhe e quajnë “sukses”, dhe nuk shikojnë “qiellgërvishëset” mes Tiranës, kjo nuk është rastësi….

Kostua e një 20 katëshi, është 150 herë më e madhe se kostua e një hoteli në periferi, ndaj hajde të bëjmë llogarinë e çdo investimi. Unë njoh shumë persona që nuk kanë kaluar as 30 vitet e jetës tyre, dhe disponojnë prona marramendëse, biznese, firma, kompani ndërtimi (makina të shtrenjta) etj.., dhe që nuk besoj se i kanë të blera me vëna para të “djersës së ballit”. Madje i bëjnë karshillëk institucionit të drejtësisë fare pranë, duke ndërtuar dhe zhvilluar një pjesë të bizneseve të tyre.

Çuditë me sekuestrimet dhe konfiskimet do të ishin të besueshme, në rast se drejtësia e re, do ta kishte seriozisht dhe pa asnjë dallim betejën e saj, me çdo njeri që nuk arrin të justifikojë pasurinë fizike dhe atë monetare, por jo duke u marrë me dykatëshe në periferitë e qyteteve. Pavarësinë, mbrojtjen dhe sigurinë që kanë sot institucionet e drejtësisë së re, duhet ta justifikojnë (paçka ngarkesës që kanë me dosjet e prapambetura) me barazinë para ligjit të kujdo që vegjeton mbi pasuri të paligjshme duke e nisur nga Tirana, dhe pastaj duke u përhapur në periferi.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • OJQN-organizate jo qeveritare: 16/06/2022 20:43

    Turi ende nuk e di qe ne kapitalizem udhehq,drejton e komandon ligji i xhungles. Tigri ha luanin.luani ha ariun....macja ha miun...Po qeverine kush e rruan..? Pra kush e ha Edin? OOOJJJJJFFFFQQQQLLLL...ja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?