Për ndeshjen e 26 tetorit që luhet në orën 16:30 me atë shqiptare janë zbuluar disa detaje të padëgjuara më herët. Burime të Report TV bëjnë me dije se miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri nuk do transmetohet direkt në asnjë television, ndërsa për më tepër në stadiumin e Abu-Dabit nuk do lejohet asnjë kamër. Kjo për shkak se Arabia Saudite kërkon të jetë e panjohur për kundërshtarët e Botërorit, një kompeticion që nis më 20 nëntor në Katar.
Lajmi kryesor:
Miqësorja me Arabinë Saudite, trajneri Reja thërret 14 futbollistë nga Superliga! Ndeshja në terr, asnjë kamer s'lejohet në stadium
Ne.k.//ReportTv.al