Politikë

‘Çuditet’ Gjergj Luca: Tre ditë ika nga Shqipëria dhe u bë nami, ‘doktori’ paska bërë një super koalicion të madh që do derdhet rrugës (VIDEO)

5 Mars, 18:35| Përditesimi: 5 Mars, 19:36

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, ku bashkë janë bërë edhe grekët e çamët. Me ironi, Luca shkruan se mbeti i çuditur, pasi vetëm 3 ditë u largua nga Shqipëria për një udhëtim në Izrael dhe u bë nami me ‘doktorin’ që paska bërë një super koalicion që do derdhet rrugës.

“Tre ditë ika unë nga Shqipëria dhe aty u bë nami. Doktori ka bërë super koalicion aq të madh sa do derdhet rrugës dhe do shkasin të gjithë një e nga një...Pa humbur kohë po ua prezantoj ballistë e zogistë e materialistë pa përjashtim”, shkruan Luca.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, Luca ironizon një nga një të gjithë aleatët e Berishës, një seri me parti politike të panjohura. 

“Përshëndetje miq, sapo erdha në aeroport të Athinës, po kthehem nga Izraeli pas dy ditëve të një vizite shumë të suksesshme. Sa hapa këtë tallavanë tonë. Ju lutem më ndiqni, do ju lexoj aleatët e partisë sime, janë 26 parti dhe nuk e shoh veten kurrkund. PD e Shqipërisë, partia ime e kryqëzuar nga lartmadhëria e tij. Partia e Lirisë e përfaqësuar nga Likja, Partia Republikane me Fatmir Mediun, Partia Demokristiane me të madhin Nard Ndoka, e të marrsha të ligat Nard, më i miri në botë je. Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut përfaqësuar nga kryetari Dule. Vangjel të shkon pas Nardit se aty-aty jeni nuk jeni larg, edhe për elektorat, edhe për fe, edhe për të gjitha. Jemi të krishterë të dyja palët. PAA nga miku im Duka, për Gonin duhet me nejt serioz pse vazhdon më në këtë tallava unë nuk e marr vesh, një djalë i mrekullueshëm. Partia Ndërkombëtare Konservatyore, përfaqësuar nga Kujtim Gjuzi. Është kryevepër miq. O kujtim, o ta hëngsha zemrën, e mban mend sa kemi pas shit me Bardh sahatin kur u dehshim, ca lloj katunarësh na vinin rreth e përqark. Je i madh. Ajo që është partia që të takon. Vë pak rregull aty, merru pak me kryetarin se vetëm të vërteta fol nga goja. Partia e Emigracionit Shqiptar, ne duam të mbyllim emigracionin. Ca do partia e migracionit me ne o dokotor. Lërë jashtë këtë parti, ne duam të kthehen shqiptarët. Krstaq Papa, Partia Aleanca Arbnore. Doktor çështë ky? Partia Aleanca Europiane Ekologjike. Aty e kemi hallin, te ekologjia se të gjitha tjerat i kemi marr. Po Sazani është i mirë dhe kur e shoh me kanatjere përzotin është aq ekologjik, nuk ka burrë si ai. Partia Lëvizja e Legalitetit nga Shpëtim Arxhani, këtë nuk e njoh. Legaliteti do të thotë që rri i fshehut, se ça do me doktorin që del haptas nuk e di. Partia Lëvizja Demokristiane Shqiptare, o Nard ca është ky që na ka hy mor vlla. Mhill Gecaj, pse na ka ky hy Nard. Partia Fryma e re Demokratike e përfaqësuar nga Sali Shehu, Salën e kam mik, e kam pas ndihmuar dikur, nuk e di a do e ndihmoj më se mua më kanë lënë rrugëve. Partia Balli Kombëtar Shqiptar përfaqësuar nga kryetari Adriatik Alimadhi. Balli Kombëtar përzotin me të mirë se komunistët kanë qenë. Partia Balli Kombëtar Demokrat, paskemi edhe një ball kombëtar  tjetër përfaqësuar nga Artur Roshi. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, para vdekjes kjo doktor apo pas vdekjes. Po kjo është partia që t’i duhet të përfaqësosh. Bashkimi për pensionistët, këtë merre në dorë mos na sakato ne që kemi edhe 20 vjet punë për të punuar. Partia Aleanca e Maqedonasve, janë mirë këto shulat, po ç’doni ju mor shula me doktorin. O shula po ç’doni mor andej, do na merrni në qafë. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. O shpëtim po si të kanë lënë të fundit mor burrë, ne të kemi pas të parin, a e mban mend me profesorin, me Fatosin, po dilnim në krye të tavolinës. Po si mor këta demokratët të kanë lënë në fund të tavolinës. Miqtë e mi, ju partitë e aleancës, në rast se nuk i thoni dok të më bëj dhe mua atë vend që u takon, mbani mend do t’iu bëj copë”, ironizon Luca.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 06/03/2025 03:55

    Lëri ti këto por ishte seç na ishte, një gomarë me bishte, mësonte serbishte, për inatë t'vllazerise, vetëm që të mbetet në bisht të sharkisë.....,!

    Përgjigju
  • Anna: 05/03/2025 19:45

    Po ke harruar S jenisherin bre Gjergj Eshte me I rendesishmi Krihmi leshkat leshkat krihmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?