Beqë Cufaj dhe Viola von Cramon

Kosova & Rajoni

Cufaj takohet me Cramon, flasin për liberalizimin e vizave

10 Nëntor 2020, 14:15| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 14:22

  • Share

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Viola von Cramon është pritur në takim nga ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj.

Sipas njoftimit nga Ambasada e Kosovës në Gjermani thuhet se në takimin mes Cufaj e Cramon u bisedua për situatën aktuale në Kosovë.

Në takim po ashtu thuhet të jetë diskutuar për çështjen e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj priti në një takim pune Raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën dhe politikanen nga radhët e Të Gjelbërve gjermanë, Zonjën Viola von Cramon. Në takimin e përbashkët u bisedua situata aktuale në Kosovë, presidenca gjermane me BE-në, çështja e përmbylljes së procesit të Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës dhe aspekte tjera të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /KosovaPress

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?