Teatri Kombëtar ka një hapësirë prej 5500m katrorë dhe nga kjo hapësirë nuk do të lëvizë asnjë centimetër. Është ky premtimi publik i drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili tha se nëse ky premtim nuk do të mbahet do dalë të protestojë me artistët.
"5500 m2 është hapësira e teatrit, nga kjo nuk do të lëvizet asnjë metër. Kullat nuk kanë pikë lidhje me territorin e Teatrit Kombëtar. Nëse politika "ha" nga territori i teatrit, do protestoj para Ramës dhe Veliajt", tha Çuli.
Lajmi kryesor:
Çuli në Report Tv: Kam bërë kallëzim ndaj grupit që ka zaptuar Teatrin! S'ka ende projekt final për godinën
B.K./ReportTv.al