Çun Lajçi

Çun Lajçi përgënjeshtron lajmet se e kërcënoi djali pasi e raportoi në polici: Kishte thyer gotë me dorë, isha i frikësuar se sulmon dikë

16 Dhjetor 2022, 08:09| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 08:13

  • Share

Çun Lajçi nuk ishte viktimë e dhunës në familje. Vetë aktori ka përgënjeshtruar lajmet se i biri ka therur veten me thikë dhe më pas ka kërcënuar familjen.

Në një postim në rrjete sociale thotë se djali ishte i dehur dhe kishte thyer një gotë me dorë. I frikësuar se mund të sulmonte dikë, Lajçi thotë se njoftoi policinë të merret me rastin, por sipas tij janë shtrembëruar faktet.

“Kundërpërgjigje —portaleve që për nji cent e therin njeriun!

A jeni n’vete ore? E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!
Tani: Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!

Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret! Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht! Kaq” – shkroi Lajçi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • maloku: 16/12/2022 13:39

    Shumë i nderuar dhe i respektuar, Aktori i Madh i kohërave më të vështira për të gjithë shqipëtarët, i kuptoj vështërsitë e Tuaja shpirtërore por po ju lus ti padisni për shpifje, që ta kuptojnë një herë e përgjithmonë, të mos i fusin hundët aty ku nuk duhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?