Kombëtarja shqiptare e futbollit humbje dje 1-0 me Poloninë, në nisje të fushatës kualifikuese të Europianit 2024. Në Varshavë, prezent ka qenë edhe presidenti i Partizanit, Gazment Demi. Kreu i "Demave" ka takuar nga pranë lojtarin Andi Hadroj që është pjesë e Partizanit, si edhe dy ish të skuadrës. Ylber Ramadani dhe Jasir Asani janë bërë bashkë me ish-presidentin Demi, me klubin që i ka bërë jehonë takimit.
"Çunat e Partizonit. Presidenti Demi takon “çunat e Partizanit” në Varshavë dhe i përgëzon për lojën e Kombëtares ndaj Polonisë. Andi Hadroj, Jasir Asani dhe Ylber Ramadani janë krenaria e kuqe në ekipin përfaqësues. Shqipëria më e bukur me çunat e Partizanit", shkruan klubi i kuq në postimin e bërë.
Duket se klubi i kuq vijon me punën e mirë duke furnizuar ekipin kuqezi me futbollistë.