Dhurata Çupi, anëtare e kryesisë së PD-së e ftuar në "Pa protokoll" tha se dera është e hapur për këdo përfshirë edhe kritikët e Lulzim Bashës që janë pro largimit të kryeministrit Edi Rama nga qeveria.
"Deklaratat e Ramës ishin një tradhti, ai është i humbur, me një qeveri që po kalon ditët më të vështira të saj. Ne e kemi lënë parlamentin me një marrëveshje. Dera është e hapur për këdo përfshirë edhe kritikët e Bashës që janë pro largimit të Ramës", tha Çupi.
Në emision ajo tha se për periudhën e zgjedhjes ajo është vendosur në Vlorë në zemrën e terrenit të PS-së. Çupi po sfidon Ramën duke qenë se Vlora është zemra e terrenit të PS-së.
"Më vjen mirë që qytetarët shqiptarë e kanë përkrahur, ka pasur shumë përkrahje", tha Çupi.
Në lidhje me kandidatët për deputet, ajo tha se më 25 korrik mbyllet propozimi i fazës së parë, më pas PD-ja bën përzgjedhjen dhe në fazën e tretë anëtarësia e miraton.
Moj zonj me vjen keq per ju ...po duhet te ndaheni njeher e mir nga ajo parti qe quhet FATKEQESIA te kerkoni nje falje publike ....pastaj shikon populli po ju vazhdoni te ini salinj dhe salesha
Përgjigju