Kandidatja në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, Dhurata Çupi ka komentuar lajmin e gazetarit që publikoi për DASH. Ajo tha se përgjigjja e DASH ndaj tij nuk është mohuar as nga institucionet në SHBA dhe as nga ambasada amerikane në Shqipëri.
Më tej, Çupi komentoi edhe lobimin 6 mln dollarë si të ligjshëm, por nuk u përgjigj nëse është brenda rregullave që të ardhurat nuk janë deklaruar në KQZ në Shqipëri.
Çupi: Trump ka qenë i përhershëm në deklaratat e tij sa i takon qasjes që qeverisja e mëparshme ka pasur me opozitat në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne kemi të bëjmë me një deklaratë që DASH nuk e ka mohuar. Nuk kemi një deklaratë të DASH që ta kundërshtonte apo qoftë të ambasadës tonë në Shqipëri. Nuk e kemi të mohuar këtë deklaratë, që do të thotë që ajo që them është një lajm shumë i mirë për rivendosjen e një besimi për një raport të ri me SHBA.
Pyetja: Por vetëm 6 mln dollarë vetëm për të pasur këtë cicërimë, apo?
Çupi:Tendenca për të bërë të tilla kundërshtime, në fakt, nuk është se është bindëse. Janë dhënë miliona nga qeverisja socialiste. Janë dhënë mijëra euro për të bërë një foto nga Rama. Janë dhënë mijëra euro për të lobuar kundër opozitës, si në rastin McGonigal. Lobimi është i ligjshëm.
Komente
