Më 3 Prill, IQOS Boutique në Tiranë u kthye në një hapësirë arti dhe reflektimi, për të përmbyllur zyrtarisht edicionin e parë të platformës CuriousX x Art. Në thelb të këtij rrugëtimi tre mujor qëndroi një pyetje: A mund të krijohet një eksperiencë ku arti dhe teknologjia takohen me kuriozitetin dhe komunitetin IQOS?
Projekti nisi në Janar, si një bashkëpunim mes IQOS dhe dy artistëve vendas — Mario Dine, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe rrugor, dhe Geri Prendushi, i cili operon në dimensionin digjital të artit. Qëllimi ishte të krijohej një vepër që rrëfen transformimin – jo vetëm të artit, por edhe të mënyrës sesi audiencat lidhen me të. Kjo lidhet ngushtë me vetë filozofinë e IQOS: të zhvillojë teknologji që përfaqëson një zgjedhje më të avancuar për të rriturit që konsumojnë nikotinë.
Rrugëtimi përfshiu pesë ndalesa në qytet. Në Tribe, publiku u njoh me Trace of Heritage, një reflektim mbi trashëgiminë kulturore që frymëzon krijimtarinë. Në Kino, përmes Trace of Exploration, u prezantua një përvojë vizuale që nxit të menduarit përtej realitetit fizik. Salt solli Trace of Senses, një ndërthurje e ndjeshme e hapësirës dhe detajeve që flasin me shqisat. Në Duff, Trace of Connection përfaqësoi rëndësinë e lidhjeve njerëzore në botën e sotme digjitale. Dhe më në fund, në City Art, u shfaq Trace of Evolution, si simbol i tranzicionit të artit nga teknika klasike drejt formave të reja si “projection mapping”.
Asnjë nga pjesët nuk u zbuluar plotësisht në vendin përkatës. Ky vendim strategjik krijoi një lojë të qëllimshme me audiencën, duke rritur angazhimin dhe kureshtjen në çdo ndalesë.
Eventi përmbyllës te IQOS Boutique bashkoi të gjitha pjesët e artit në një instalacion final, duke i dhënë kuptim rrugëtimit dhe duke reflektuar mbi bashkëpunimin artistik. Përveç ekspozitës, mbrëmja përfshiu aktivizime si realiteti virtual (VR), personalizim të çantave totebag dhe bluzave T-shirt si dhe një performancë live nga Mario dhe Geri.
Me këtë kapitull që mbyllet, CuriousX njoftoi se rrugëtimi do të vazhdojë me një artist të ri dhe forma të tjera të bashkëpunimit. Platforma mbetet e përkushtuar në zhvillimin e një hapësire të re për artin bashkëkohor në Tiranë — një art që flet me teknologjinë, me komunitetin IQOS dhe me kohën.
