Përdorimi i fjalëve “Çyryk, autik politik” si dhe bisedat me disa të rinj për fotot nudo të kryeministrit që janë online, konsiderohen nga Partia Demokratike si “shqetësim për përdorimin e gjuhës seksuale, përfshirjen e fëmijëve në fushata politike dhe nxitjen e agresionit verbal ndaj shtresave të ndryshme të popullsisë nga kryeministri Edi Rama".
Në një ankesë disa faqëshe, Partia Demokratike kërkon ndihmë në KQZ, tek AMA, Avokati i Popullit, Komisioneri për Diskriminimin, OSBE-Odihr, BE, Unicef dhe Save the Children për “frenimin” e kryeministrit gjatë kësaj fushate.
"Krahas kësaj, kemi kërkuar që këto sekuenca audio/video të hiqen nga çdo media audiovizive apo platformë dhe rrjet social",-thotë Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD.
Komente
