Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalën e tij sot para grave dhe vajzave të PS në qarkun e Korçës, në kuadër të fushatës elektorale për 11 majin.
Ai nuk i kurseu ironitë dhe batutat, teksa pohoi se kishte marrë ankesa shqetësuese edhe nga miq e shok pse në fjalimet e tij bën takime me to dhe i lavdëron, teksa shan burrat.
Rama theksoi se 56% e anëtarëve të PS janë gra e vajza dhe do shtohen më tej, teksa kanë edhe përqindje të lartë në administratë dhe institucionet lokale.
Kryeministri theksoi se pa gratë dhe vajzat as nisma për mbylljen e TikTok e mbrojtjen e fëmijëve nga krimi nuk do arrihej dot.
Fjala e Edi Ramës:
“Po ndaj një shqetësim me ju se kam marrë disa mesazhe nga shok, miq e qytetarë pse unë mbroj gratë dhe i lëvdoj më shumë sesa burrat. Disa kanë hallin se mos na ikin burrat, por gratë duhen lavdëruar. Unë nuk shaj burrat... Po ti pse ma shkel syrin? (qesh) Burrin tënd vetëm ti ke të drejtë ta shash. Pas vjen në shpi, pasi është kapardisur andej nga është kapardisur dhe të kthehet i lodhur te dera. Por ne kemi 56% të mbështetëseve gra dhe vajza. Ata burra që përveç grave mbështesin PS-në, janë jo vetëm të aftë, por edhe të mençur dhe të zotë. Kurse ata që rrinë e pllaquriten në kënetë, përveçse të zotë janë e çyrykë. Politikisht çyrykë. Nëse mërziten, më vjen keq nëse mërziten, unë nuk mërzitem.
Ato që ka bërë PS këto vite s’i ka bërë askush. Jam krenar sepse kjo parti ka krijuar hapësira për gratë që deri dje ose i kishin të ngushta këto hapësira, ose i mungonin fare. Kjo nuk është vetëm çështje bukurie, edhe pse ajo është e rëndësishme. Shiko këta katër këtu dhe pastaj të gjithë ata që vijnë pas tyre. Hë, thoni, kë të kapësh e kë të lësh nga ata. Por nuk është vetëm çështje bukurie, por virtytesh, aftësish dhe vullnetesh.
Duke pasur më shumë mundësi, kanë bërë të mundur të kenë më shumë mundësi e të rriten këto mundësi, sepse ka rritur përgjegjshmërinë dhe mundësinë e vendimmarrjes. Kur nisëm këtë rrugë kishte zona të tëra pa gra, s’kishte fare. Kur i pyesja unë se ku janë gratë? Ata thoshin s’ka gra këtu! Po kush ju ushqen e lan? Aaaaa, aaaaa, s’ka gra këtu, thoshin. Kur e nisëm ishin 15% gra e vajza, tani janë mbi 50%. Por ne nuk do ndalemi këtu, deri kur të ketë një grua më shumë se 50 mijë, pra janë edhe 10 mijë që duhen shtuar. Sepse bëhet puna më mirë, bëhet më mirë.
Mbyllni sytë një moment dhe përfytyroni të ikni një muaj, mbyllni telefonat dhe e imagjinoni se kur të ktheheni çfarë do gjeni? Njerëz me lesh deri këtu, duke ardhur vërdallë nëpër Korçë! Po sikur të ikin ata, çfarë ndodh? Jua them unë se çfarë ndodh...
Nuk ka më asnjë të dehur rrugëve të Korçës, nuk dëgjon më asnjë sherr në qytet. Megjithëse ju keni më pak sherre, asgjë mo, asgjë nuk ndodh! Nuk humbet më asnjë qindarkë në Korçë, asnjë.
Unë besoj edhe tjetrën, se të gjithë burrat e djemtë e mençur, pa diskutim, e mbështesin nevojën për të pasur në krah gratë dhe vajzat. Ndaj kam besim se rritja e rezultateve tona ka ardhur edhe fal rritjes së fuqisë së vajzave dhe grave. Sot keni 71% e përfaqësueseve për Kuvendin e ardhshëm në listë. Por më e bukura është se në listat e mbyllura 52% janë gra dhe vajza. Ka qenë rrugë e gjatë edhe për këshillat bashkiakë e administratë, jo e lehtë dhe luftë e madhe. E kemi filluar më 2011 më 15%, më 2015 me 35%, më 2019 me 43% gra e vajza dhe 2023 mbi 50% gra e vajza. Sot në administratë publike janë mbi gjysma gra e vajza dhe në drejtim të saj gjithashtu më shumë se gjysma janë gra e vajza.
Edhe ne negociatat për BE, 1 mijë nga ne e 1 mijë nga ata, shumica janë gra e vajza. Por edhe kryenegociatorja dhe ndihmësja e saj janë gra.
Nëse do arrinim të mbyllnin TikTokun pa mbështetjen absolute të grave. Po të ishte muhabet burrash nuk e di nëse do ishte mbështetja për të mirën e fëmijëve për mbylljen e TikTok. Dhe ne nuk do ndalemi, ku kemi edhe risi në PS, ku organizatat e partisë drejtohen nga bura e djem e gra dhe vajzave. Dhe në shumicën e tyre kemi drejtuese gra e vajzave”.
Lajmi kryesor:
Rama njofton anëtaren e parë të qeverisë së re: Romët do kenë përfaqësim! Janë shqetësuar shokët e partisë pse shaj burrat, po s’e kuptuat pse lëvdoj gratë, nuk na duheni
A.Q/E.H/ReportTv.al
