Për juristin Jordan Daci, janë përdorur disa mënyra për të penguar krijimin e Gjykatës Kushtetuese. I ftuar në emisionin Repolitix, ai u shpreh se në këtë çështje nuk ka interes opozita për ta mbajtur peng pasi do ta përdorte politikisht.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese mbahet peng tërthorazi nga KLD ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng Gjykatën e Lartë. Sipas tij, është mazhoranca ajo që e mban peng ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
"E pengojnë ata që e krijojnë. Mënyra e pengimit të Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të shumta. E bllokojnë ata që kanë interes. Opozita nuk ka interes pasi do e kishte përdorur si armë politike. Ajo gjykatë ka treguar që shumica e ekzekutivëve kanë humbur beteja. Është harruar institucioni i Kuvendit. Sekti i Rilindjes, ata e pengojnë. Një vit e pengoi komisioni i ligjeve e bllokoi pasi tha se duhet bërë vettingu në drejtësi. Po të duan ta bëjnë ata, ka një procedurë të përshpejtuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. i gjithë procesi është i ngarkuar nga procese absurde. Gjykata Kushtetuese mbahet tërthorazi peng përmes KLD. Gjykata e Lartë po mbahet peng nga KLGj. Kësaj të fundit iu desh 2 vite për të hartuar rregulloren për anëtarët e ardhur nga magjistratët. KLGJ është një ndër instrumentet që bllokojnë kandidatët e Gjykatës së Lartë. Opozita ka një detyrë për të shporrur këtë mazhorancë që ka bllokuar. KED kontrollohej nga mazhoranca deri dje. Ajo që u betua tek Lana, e çoi Parlamenti. Gjykata Kushtetuese mund të fillojë shqyrtimin e çështjeve por nuk mund të marrë vendim. Edhe sikur mos të ketë ndarje të karakterit politik" - tha Daci.
Në anën tjeër, juristi Plarent Ndreca u shpreh se ngritja e kësaj gjykate kërkon kohën e vetë teksa hoqi dhe "përgjegjësinë" nga mazhoranca duke deklaruar se aktori kryesor është KED.
"Nevoja për të pasur një Gjykatë Kushtetuese është një kërkesë politike, presioni i kohës është politik. Ne duam një Gjykatë Kushtetuese, por nuk bazohet domosdoshmërisht në procese. Unë kam dashur 7 muaj për tu verifikuar në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Mazhoranca ka vullnet pasi ka bërë gjithë këtë reformë në drejtësi. Presioni amerikan është për të gjithë aktorët. Nuk është aktor kryesor mazhoranca, por është KED. Me 5 anëtarë fillon vendimarrja. Për një pjesë të çështjeve në Gjykatë Kushtetuese, mund të merren vendime dhe me 5-6 anëtarë. Ndërsa për të marrë vendim në themel duhet plotësuar e plotë" - tha Ndreca.
Lajmi kryesor:
Vishaj në Report Tv: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash dhe emra anonimë! Për ngërçin e saj e ka fajin KLGJ
E.M.//ReportTv.al