Kosova & Rajoni

Daçiç i përgjigjet Edi Ramës: Nuk e di çfarë ke parë, Shqipërinë e Madhe apo Serbinë e madhe

21 Prill 2021, 10:51| Përditesimi: 21 Prill 2021, 10:53

  • Share

Në një intervistë për Al Jazzera, kryetari i kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar për hartën e shpërndarë nga kryeministri slloven Janez Jansha, për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe pohimit të kryeministrit Rama se ka parë një gjë të tillë.

Daçiç ka deklaruar se nuk e di se çka ka parë Rama, Shqipërinë e Madhe apo Serbinë e Madhe.

“Ne qëndrojmë për Marrëveshjen e Dejtonit, duke ruajtur integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, barazinë e tre popujve dhe dy entiteteve dhe ne jemi kundër krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’. Ne jemi gjithashtu për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, e cila nuk është ‘e thyer’ nga ndonjë akt ndërkombëtar “Kosova nuk është njohur as nga Kombet e Bashkuara dhe as nga BE,” tha Daçiç në një intervistë me Al Jazeera.

Në atë kontekst, ai komentoi mbi mundësinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se nuk është e qartë për të se si hapet hapësira për negociata nëse Prishtina refuzon Marrëveshjen e Brukselit dhe mbështetet nga Shqipëria në këtë aspekt.

Madje në fund ai theksoi se çfarë lloj autoriteti ka BE-ja në Kosovë nëse çdo ‘bandit’ që vjen në pushtet mund të thotë që vazhdimi i dialogut nuk më intereson.

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 22/04/2021 10:19

    Ndoshta keni enderruar per Serbine e madhe,keshtu ju genjeu Kisha ortodokse dhe ASHAS.Por erdhet ashtu sic ju tha Baca Adem Demaçi, vetem ne "pashllukun e Beogradit" ende do zvogloheni,kur t'ju ikun edhe Sanxhaku shqiptar qe e boshnjakzuat dhe Vojvodina qe e serbizuat me serb te Kninit.Shqiperia eshte natyrale,as e madhe e as e vogel,aq sa eshte ne troje e popull etnik e autkton,Edhe pse na ndat ne gjashte shtete,jemi te kufizuar me popull e trooje tona etnike shqiptare,jemi nje teresim kombetare me disa kufije me"vijza te nderprera".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?