Pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi BE-në dhe NATO-n për keqpërdorjen e OSBE-së dhe përmendi edhe bombardimin e Serbisë në vitin 1999, edhe ministri i Jashtëm serb, Iviça Daçiç ka ndjekur të njëjtën linjë arsyetimi gjatë samitit në Shkup.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot në Shkup, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së, se Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e asaj organizate. Duke komentuar pretendimet se Shqipëria ka kërkuar që Kosova të jetë anëtare e OSBE-së, Daçiq tha se fatmirësisht vendimet merren me konsensus në organizatë.
“Kosova kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e OSBE-së sepse Serbia nuk do të pajtohet me të”, tha Daçiq.
Lajmi kryesor:
Samiti në Shkup, Sergei Lavrov: OSBE-ja është bërë vegël e BE-së! Hasani e replikon: Rusia dhe lufta e saj, kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot
B.V/ReportTv.al