Politikë

Daçiç reagon për qëndrimin e ambasadores së Kosovës: “Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”

10 Qershor 2019, 23:34| Përditesimi: 10 Qershor 2019, 23:38

  • Share

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte po bisedonte me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, u shpreh ambasadorja Çitaku.

“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, tha Daçiç.

Ambasadorja Çitaku teksa ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, tha për Zërin e Amerikës se ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ndërpreu bisedën duke përsëritur ofendime të herë pas hershme.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë. Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, sqaroi Çitaku.

Komento

Komente

  • Kosova e pavarur: 11/06/2019 01:33

    Nuk do mend moj zonja Vlora kjo pune espse pas Dacicit qendron Vladimir Putinovoci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?