Dafina Zeiqiri dhe Ledri Vula! Kur do të performojë Maluma në Tiranë?! 'InstaZone' vjen në Rep-pop me lajmet e fundit në showbizz

19 Dhjetor 2021, 20:22| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 20:29

  • Share

Rep-pop vjen me një rubrikë të re "InstaZone", në të cilën do të njihemi me lajmet më të fundit të vip-ave në Insgtagram.

Dafina Zeqiri është nja nga gratë më tërheqëse dhe më joshëse të skenës muzikore shqiptare.

Artistja pasiononte së fundmi ka publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme këngët e albumit të saj më të ri “Dafinë moj”.Një surprizë të re ka paralajmëruar këngëtarja, duke publikuar një video ku shihet teksa ëshrë në xhirimet e një tjetër videoclipi!  A do të jetë ky një bashkëpunim me reperin Majk siç flitet apo do të vijë solo?

Pas suksesit me “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi ka filluar fuqishëm emisionin më të ri, të cilin e hapi me Ledri Vulën.  Reperi në intervistën ku foli edhe rreth jetës private la pa fjalë fansat me freestylen e tij të cilin edhe e ka postuar në Instagram. Nuk ka dyshim që Vula është nga reperët më të mirë që kemi!

Kida më në fund do të publikojë albumin e parë që mban emrin e saj origjinal, Orkide!  Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë me ne se kënga e parë e tij do të publikohet më 21 dhjetor, në ditën e saj të lindjes.

“Vullneti dhe dëshira ime ishte të sillja diçka që secili mund të gjej veten dhe të kënaqet duke dëgjuar albumim tim. Do të publikohet në ditën e lindjes dhe ka 12 këngë, pasi edhe dhjetori është muaj i 12 i vitit. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve, shpresoj t’iu pëlqej”, shprehet këngëtarja.

Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ne atmosferën e Krishtlindjeve brenda shtëpisë së saj! Duket se vajza e saj e vogël do të bëhet si mami, pasi me një mikrofon në dorë ka kënduar pranë pemës së Krishtlidnjeve. Ajo ka ndarë me ne edhe një tjetër video gazmore.

Fituesi i “Këngës Magjike” me “Thikat” Alban Ramosaj efekt synon të përfaqësoje Shqipërinë në Eurovision.

Kjo festë e madh muzikore që bëhet njëherë në vit, është ëndrra e shumë artistëve të rinj, ashtu edhe e Albanit.

 “Theje” është kënga me të cilën do të konkurrojë artisti në “Festivalin e Këngës”, me të cilën edhe na përshëndeti përmes një videoje nga provat në Instagram.  Këngëtari i baladave të dashurisë, Alban Skënderaj nuk bën asnjëherë pushim nga muzika. Përmes një videoje të shkurtër në Instagram ai paralajmëroi për fansat këngën e tij të fundit e cila do të publikohet së shpejt dhe quhet “Spektatore”.

Për të gjithë ju që ende nuk e dini, Maluma do të jetë në Shqipëri më 14 mars të vitit 2022! Lajmin e ka bërë me dije përmes një videoje të shkurtër në Instagram ku ka listuar të gjithë vendet që do të performojë gjatë 2022, mes të cilat është edhe Tirana. efekt  Koncerti është anuluare njëherë për shkak të karantinës, por tani Maluma është gati të këndojë hitet e tij për shqiptarët!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?