Dafina Zeqiri dhe DJ Geek 'bëjnë lëmsh' rrjetin, ky moment i tregon të gjitha për marrëdhënien e tyre

14 Prill 2023, 22:40| Përditesimi: 15 Prill 2023, 10:28

  • Share

Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon lajmi se këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë ndarë, por ato ende nuk kanë mbajtur një qëndrim.

Por mbrëmjen e sotme, kur edhe këngëtarja feston ditëlindjen e saj të 34-të ka pasur një surprizë pikërisht nga DJ Geek.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale nga Xhani Demika, shihet se DJ Geek ka marrë pjesë në ditëlindjen e këngëtare e madje ato i kanë dhuruar një përqafim njëri-tjetrit.

Tashmë fansat kanë rinisur dyshimet nëse ata janë ndarë apo ka qenë thjesht një krisje e marrëdhënies dhe janë rikthyer sërish bashkë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?