Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, martohet në ceremoni private me biznesmenin Kreshnik Gjergji! Ja fustani i veçantë (VIDEO)

13 Shtator, 22:02| Përditesimi: 13 Shtator, 22:16

  • Share

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe Kreshnik Gjergji u martuan mbrëmjen e sotme në një ceremoni private, që nuk ishte paralajmëruar më parë. Edhe pse Dafina kishte treguar përgatitjet për dasmë ajo nuk e kishte zbuluar kur do mbahej.

Vetë Dafina ka ndarë një fotografi simbolike në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e saj dhe ajo e Kreshnikut, me unazat e martesës.

Çifti u celebrua nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama. Dafina ka ndarë edhe një video të shkurtër nga ceremonia, ku dallohet edhe kryebashkiaku Rama.

Këngëtarja po tërheq vëmendje me veshjen e saj me një fustan të bardhë të shkurtër.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?