Foto e Dafinës me fëmijët

VIP & Spektakël

Dafina Zeqiri sherr online për foton që publikoi me fëmijët

17 Tetor 2019, 17:19| Përditesimi: 17 Tetor 2019, 17:24

  • Share

Dafina Zeqiri ka postuar një fotografi në profilin e saj, ku shihet në mesin e shumë fëmijëve të cilët kanë ngritur gishtin e mesit.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat, të cilët e kanë kritikuar.

Dafina shkruan se ata janë fansa dhe përkrahës të saj.

 “Ti po i mëson gjëra shumë të mira”, i ka shkruar një  komentuese me ironi.

Por Dafina nuk ka nguruar duke ja kthyer ‘me të njëjtën monedhë’.

 “Ju po i mësoni më të vegjëlit të bëjnë me gisht para se t’i mësoni të thonë fjalët e para”, ka replikuar ajo.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova njihet për sjelljen e saj ‘të fortë’ bazuar edhe në këngët apo fotot që publikon.

Fotoja e Dafinës

Komento

Komente

  • Topi: 17/10/2019 17:41

    Pranoje qe gabove dhe kaq. Kjo foto meriton gjobe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?