Media prestigjoze britanike “Daily Mail”, i ka kushtuar një artikull operacionit anti-drogë të SPAK disa ditëVE më parë, që goditën trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, duke nxjerrë 7 urdhër-arreste, prej të cilave u arrestuan 6 persona.
Të arrestuarit janë vëllezërit biznesmenë Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Ilir Lloshaj, dhe Erion Alibej e Plaurent Dervishaj, të cilët ishin të arrestuar më herët për ngjarje të tjera kriminale.
“Daily Mail” është fokusuar në profilin dhe skedën e vëllezërve Hoxhosmani, duke folur për lidhjen e Klevis Hoxhosmanit me vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Ajazin, jetën e tyre të luksit në Londër, Dubai e Monako, por zbulon edhe detaje të tjera për dy vëllezërit.
Sipas Daily Mail, Klevis dhe Artur Hoxhosmani, 37 dhe 42 vjeç, rezultojnë të jenë pronarë të lavazheve e lokaleve në Britani të Madhe.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Klevis Hoxhosmani ka pasur lidhje të hershme me Britaninë, ku rezulton pas 3 bizneseve në qytetin Bournemouth, përfshirë një lavazh makinash, një servis gomash dhe një lokal kafeje.
Aktualisht, ai rezulton drejtor i kompanisë Opa Coffee Limited. Në vitin 2014, është dënuar në Britani për dhunë ndaj një gruaje, ku mori një masë dënimi me shërbim komunitar dhe një gjobë simbolike.
Vëllai i tij, Artur Hoxhosmani, ka qenë pronar i një tjetër lavazhi makinash në Ferndown, ku së fundmi janë arrestuar dy shtetas, një afgan dhe një iraken, për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.
Sipas prokurorëve të SPAK, Altin Dumani dhe Adnand Xholi, që kanë zhvilluat hetimet për goditjen e linjës së kokainës, droga fshihej në paleta druri, arka me banane, thasë me kakao, apo ngarkesa me material ndërtimi. Grupi operonte në mënyrë të sofistikuar, duke përdorur pseudonime dhe metoda alternative pagesash si sistemi "Hawala", një rrjet informal transferimi parash përmes ndërmjetësuesve të besuar.
(Foto: Kejda Ajazi dhe partneri i saj Klevis Hoxhosmani)
Komente
