“Migrimi masiv ka bërë që Kukësi dhe fshatrat malorë përreth tij të etiketohen 'qytetet fantazmë' pasi shumë të rinj dhe familje janë larguar”. Kështu nis artikulli tabloidi i njohur britanik ‘Daily Mail’ kushtuar të rinjve kuksianë, të cilët janë larguar drejt Britanisë së Madhe.
Gazeta shkruan se ndonëse qeveria britanike ka akorduar 8.4 milionë paund për të inkurajuar kuksianët që të qëndrojnë në vendin e tyre, kjo gjë duket se nuk e ka frenuar largimin.
Për prestigjiozen britanike kanë folur të rinj kuksianë ndërsa edhe kryetari i ri Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj zotohet të shpenzojë një pjesë të madhe të parave për të bindur njerëzit që të kthehen duke ofruar taksa më të ulëta dhe grante për të ngritur biznese që lidhen me turizmin, megjithatë duket se nuk ju mbush dot mendjen të rinjve
Mes shumë intervistash gjatë artikullit, veçohet rrëfimi i Dardanit, 15-vjeçari shpjegon se sytë i ka nga Britania fill pas mbarimit të shkollës.
“Në Shqipëri nuk kemi punë Është një vend i varfër. Unë thjesht dua të shkoj në Angli sepse e di gjuhën kam anëtarë të familjes nga ana e nënës dhe babait, të cilët tashmë janë atje. Ndoshta do arrij me një kamion ose me varkë. Do të më kushtojë mijëra euro, por mund t’i marr paratë hua dhe t’i kthej duke punuar. Dua të punoj në Angli si elektricist. Nuk dua të dëgjoj njerëzit që përpiqen të më bëjnë të qëndroj. Unë thjesht dua të shkoj” është shprehur adoleshenti gjatë intevistës.
Unë e kam mësuar zanatin nga xhaxhai im elektricist. Të gjithë miqtë e mi mendojnë në të njëjtën mënyrë. Ne nuk shohim të ardhme për ne këtu. Prindërit e mi e kuptojnë, por ata thonë që më parë duhet të mbaroj shkollën. Ka vetëm mundësi më të mira në MB. Këtu, ju nuk mund të bëni asgjë.
Nëse më duhet të kërkoj azil, do t'u them se kam një shtëpi shumë të vjetër, prindërit e mi nuk punojnë dhe kam një vëlla të sëmurë. Nëse më kthejnë, do të provoj përsëri. Nuk dua të dëgjoj njerëzit që përpiqen të më bëjnë të qëndroj. Unë thjesht dua të shkoj”, thotë Dardani.
Njëjtë si Dardani, mendon edhe Fjoli Zhubi, 17 vjeç.
“Prindërit e mi nuk duan që unë të shkoj, por nuk do të kem zgjidhje nëse nuk gjej punë. Shanset e mia për të gjetur punë këtu janë vetëm 50/50 sepse ekonomia nuk është e mirë. Rreth 80 për qind e njerëzve që mbarojnë shkollën këtu mbeten të papunë.
Nëse është e mundur, do të përpiqem të aplikoj për një vizë për të shkuar legalisht në MB, por mund të më duhet të paguaj për të hipur në një kamion. Unë kam të afërm në Angli dhe e di që do të gjej punë atje”, tha ai.
Musli Llehsi, 60 vjeç, i cili zotëron hoteli Amerika në Kukës, tha: “Jam shumë i shqetësuar. Nuk gjej njerëz që të punojnë për mua. Të gjithë ish-kamerierët e mi janë në MB ose Gjermani”
Sipas artikullit shifrat zyrtare tregojnë se numri i shqiptarëve që kërkonin azil në Britaninë e Madhe u rrit në afro 16,000 vitin e kaluar më shumë se numri i përgjithshëm për pjesën tjetër të Evropës. Krahas të rinjve, edhe në rrëfimet e të moshuarve që janë thuajse të vetmit që mund të takohen në qytetin e verilindor. Shpjegojnë për gazetarët britanikë vështirësitë ekonomike me të cilat janë gjendur fëmijët e tyre. Pasi sipas tyre kostoja e jetesës është dhe pagat e ulëta. Dhe se nuk e dinë nëse do të ketë kthim në vendlindjen e mijëra të rinjve.