Daja me burrin e dhunonin, zhduket Majlinda Bucpapaj / Babai: Ma fshehën letrën qe shkroi (VIDEO)

16 Tetor 2020, 16:31| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 18:38

  • Share

Një histori tronditëse e një vajze nga Tropoja, erdhi e rrëfyer nga e motra në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV. E përbuzur dhe pa përkrahje, mes dhunës barbare fillimisht nga bashkëshorti e më pas nga daja i saj, Majlinda Bucpapaj merr vendimin për t’u larguar nga shtëpia, duke humbur gjurmët më 12 qershor të vitit 1997 nga Tropoja. Kur nëna ndërroi jetë në një aksident automobilistik, familja e marton me një djalë po nga i njëjti qytet. 6 muaj me radhë kjo vajzë ende pa mbushur 18 vjec, u përcudnua, u dhunua dhe u përbuz nga bashkëshorti. Vajza zeshkane me kacurrela, ra pre e një mentaliteti të vrazhdë në veri të vendit, ku ndarja nga burri ishte si një gjëmë për familjen. Por guximi për t’i shpëtuar të gjithave e coi në një drejtim të paditur, drejtim nga i cili humbi gjurmët. Sot, Pranvera është në kërkim të motrës së saj, Majlindës 41 vjece, e cila i premtoi se do të kthehej një ditë. Ishte vit i mbrapshtë për shqiptarët kur vajza nga Tropoja pasi doli nga banesa e xhaxhait, u largua në drejtim të paditur, për t’i shpëtuar ’ferrit’ që po përjetonte. Pranvera kujton me detaje takimin e fundit me Majlindën dhe premtimin që e motra i bëri 23 vite më parë. 

‘Më 12 qershor 1997 ka qenë dita e fundit, që e takova. Atë ditë që vendosi të largohej më tha të mos mërzitesha. Më tha se do të ikte, pasi nuk i kishte mbetur asgjë. Nuk kam përkrahje të gjithë më përbuzin. Ajo më tha: "Zemra motrës, ti e di që unë vetëm ty të kam, por nuk mundem të të marr me vete, pasi nuk e di se si do më shkoj jeta, të premtoj që një ditë do të kthehem për ty dhe do të të marr sapo të rregullohem diku'

Disa orë më pas Majlinda u largua dhe që nga ajo ditë nuk dihet më asgjë për fatin e saj.

‘Ishte duke lexuar një libër në taracën e shtëpise, rreth orës 10, në mbrëmje kur u zhduk la dhe një letër, tek xhaxhai. Ajo letër nuk erdhi kurrë në dorën tonë. Ata e dinë mirë cfarë shkruhej në atë letër, se motra doli nga familja xhaxhait’, kujton motra e Majlindës.

Pranvera Bucpapaj, motra e Majlindes, ne lidhje skype nga Belgjika dhe ne foto e humbura Majlinda Bucpapaj

Në këtë rrëfim të dhimbshëm në studion e ’Pa Gurmë’ mes lotësh, Pranvera kujton trazirat që ndodhnin në familjen e tyre, në një vit të mbrapshtë.

‘Unë isha e vogël në atë kohë, ndërsa Majlinda ishte 18 vjece, vajza e parë e familjes. Sapo u martua ajo u nda pas 6 muajsh. Por në Tropojë për shkak të mentalitetit, ishte si gjëmë të ndaheshe nga burri. Majlinda u nda sepse një herë në një dasmë, ai e la mënjanë motrën dhe uli të ish-të dashuën afër. Unë isha prezente dhe kam parë torturat që ai i ka bërë. Përvec ofendimeve, ai e mori zvarrë dhe e godiste me grushta, deri sa ikëm në shtëpi. Unë isha e vogël dhe nuk fola dot, se ai më kërcënoi se do më vriste, nëse do tregoja'.

Por me t’i shpëtuar dhunës nga ish-bashkëshorti, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e dajës, atje ku do të përballej me dhunën e ushtruar nga daja, i cili nuk e lejonte të dilte nga shtëpia, duke i drejtuar edhe  armën. Majlinda kishte tentuar disa herë të largohej nga shtëpia, por ishte ndaluar nga familjarët.

Majlinda nuk kthehej më në shtëpinë e burrit. Qëndroi dy javë tek ne pastaj Majlinda shkoi tek daja, por edhe atje u dhunua barbarisht. Ai nuk e linte të dilte jashtë me preteksin se ishte e ndarë nga burri, madje duke drejtuar dhe armën. Majlinda tentoi disa herë të largohej nga shtëpia e dajës, se s' po mundej të duronte më. Ajo iku një herë dhe e gjetën në Shkodër. Herën e dytë që deshi të ikte nisi dhuna më e madhe. Pastaj filluan edhe mosmarrëveshjet mes familjes. Tentoi sërish të largohej. Pastaj e mori xhaxhai në shtëpinë e tij e cila ndodhej ngjitur me ne.

Babai i Majlindës, Isufi nuk e ka të lehtë të kujtojë cfarë ndodhte me vajzën e tij 23 vite më parë. Humbja e Majlindës për të është një plagë e hapur.

‘Mua më djeg në zemër që nga ajo ditë që ajo u largua. Se ku ka ikur nuk e di, nga shtëpia doli. Asgjë nuk di ku ndodhet. Dyshoj se është trafikuar në Itali. Vite shumë kanë kaluar. Vetëm t’I dëgjoj zërin dua. Nuk dua t’i prish jetën asaj’, shprehet babai.

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?