Dakord me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Berisha

12 Gusht 2022, 12:28| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 16:17

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha Berisha.

Sa i përket referendumeve, Berisha tha se edhe Komisioni i Rithemelimit e ka kërkuar prej kohësh, pasi Shqipëria ka nevojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve për një sërë problematikash.

Siç mund ta verifikoni, jemi shprehur për referendum pre kohësh, vlerësoj qëndrimin e PL për referendumet. Pse? Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e pushteteve nga Edi Rama. De facto ajo ka rënë, misionin më kryesor ka ndarjen e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si një shtyllat bazë të demokracisë, për ndarjen e balancave mes pushteteve, ky funksion ka humbur. Janë bërë ndërhyrje në kushtetutë, të shumëllojta të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësi. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të falsin me votën e tyre. U bë një referendum në 94’, ai ishte një zhvillimin pozitiv. Që nga ajo kohë referendum ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevojë për zërin e qytetarëve.


Lajmi kryesor:

Berisha paralajmëron shtator të nxehtë: Vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave! Kundërshton nismën e PS mbi hetimin e spiunëve në politikë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?