Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe kanë mirëpritur dakordësinë mes Rithemelimit dhe PS-së për ngritjen e komisioneve hetimore. Në reagimet e bëra në faqet zyrtare të ambasadave të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe marrëveshja shihet si lajm i mirë që pritet të rikthejë normalitetin në Kuvend.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”- thekson BE.
"Ambasada Britanike në Tiranë përshendet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë"- thuhet në reagimin e ambasadës britanike.
Lajmi kryesor:
Pas 5 muajsh kaos, Rithemelimi dakordësi me PS për ngritjen e 2 komisioneve hetimore! Nënkomision për 'Reformat', anëtaret i cakton Bardhi e Çuçi
B.V/ReportTv.al