Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku te Rubin Kazan

Daku i papërmbajtshëm në fillimin e sezonit në Rusi, shënon për 3 pikët në minutën e 90 (VIDEO)

20 Gusht, 09:33| Përditesimi: 20 Gusht, 09:37

  • Share

Sulmuesi i kombëtares Mirlind Daku është shndrruar sërish në protagonist kryesor me ekipin e tij në Rusi. 26-vjeçari realizoi golin e fitores në përmbysjen 1-2 që Rubin Kazani mori kundër Akron Toggliati në javën e 5 të kampionatit.

Daku përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të dërguar topin në rrjetë, si zhvillim i një goditje këndi në minutën e 90. Për Dakun ky ishte goli i katërt në kampionat dhe aktualisht renditet i dytë në listën e golashënuesve pas Glushenkov të Zenitit, i cili ka 7 rrjeta deri më tani.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?