Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku

Sport

Daku shënon me ritëm të frikshëm! Gol mbreslënës kundër CSKA-së, por Rubin Kazan thyhet keq (VIDEO)

10 Gusht, 11:05| Përditesimi: 10 Gusht, 11:11

  • Share

Mirlind Daku rezultoi i vetmi element pozitiv në humbjen e rëndë që Rubin Kazan rregjistroi këtë fundjavë në kampionatin rus. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e vetëm në humbjen 5-1 kundër CSKA-së së Moskës. Goli i 27-vjeçarit erdhi në pjesën e parë kur rezultati ishte 3-0.

Ndonëse humbja la shije të hidhur Daku po shënon me ritëm të frikshëm në fillimin e kampionatit rus. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që shqiptari gjen rrugën e rrjetës, ndërsa në total është goli i katërt në katër javë kampionat.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?