Fundjavë pozitive në aspektin e golave pati Mirlind Daku. Sulmuesi i Rubin Kazan, në ndeshjen me Khimki, përkohësisht përmbysi rezultatin në 1-2 me ‘dopietën’ e tij. Daku mund të kishte realizuar 3 gola, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Për fatin e keq, Khimki përmbysi në 3-2 duke I shkaktuar disfatë Rubin Kazanit në Rusi.
Në Turqi Ernest Muçi u rikthye nga dëmtimi dhe luajti 45 minuta në ndeshjen që Besiktas barazoi kundër Alanyaspor. Jo vetëm kaq, por shqiptari ishte edhe Autori i asistit të goli i barazimit për skuadrën nga Stambolli.
Fundjavë tepër pozitive ka patur edhe Ardian Ismajli te Empoli. Mbrojtësi ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren 1-3 me përmbysje që skuadra e tij mori kundër Monzës. Një fitore që e mban në garë për mbijetesë me po aq pikë sa Lecce e Ylber Ramadanit, që një javë nga fundi është e shpëtuar falë golit të shqiptarit.
Jo mirë ka qenë fundjava për Rey Manajn, pasi sulmuesi është lënë jashtë skuadrës nga trajneri i Sivasporit. Të njëjtin fat ka patur edhe Armando Broja te Evertoni, por edhe Nedim Bajrami te Rejnxhers. Mesfushori e nisi me sinjale pozitive në Skoci, por e mbylli si mos më keq.
Vlen për t’u theksuar se këtë fundjavë, përveç Dakut, edhe dy futbollistë të tjerë kuqezinj gabuan nga pika e bardhë e penalltisë. Bëhet fjalë për Jasir Asanin në Korenë e Jugut dhe Kristjan Shpendin në Seria B të Italisë.
Komente
