Baneri i ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare

Sport
Top 24

Dalin biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael, çmimet dhe ja ku mund t’i gjeni

20 Gusht 2018, 16:35| Përditesimi: 20 Gusht 2018, 16:37

  • Share

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eleminatore të ekipit kombëtar të futbollit, SHQIPËRI-IZRAEL për kompeticionin e UEFA Nations League, e cila do të luhet në datën 7 Shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa javësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, shitja e biletave online për secilën kategori të stadiumit.

Tashmë, për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare në 7 shtator, të drejtohen në të gjitha pikat e mëposhtme, për të siguruar një vend në “Elbasan Arena” për sfidën e parë në UEFA Nations League të kuqezinjve.

Paralelisht me pikat e shitjes do të gjeni më poshtë edhe çmimet e biletave përkatëse. Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtë shënuara:

Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit / Nga e hëna në të dielë / Ora 08:00-20:00

Tiranë: Biletaria pranë stadiumit Selman Stërmasi / Çdo javë nga e enjtja në të diel / Ora 12:00- 18:00

Durrës: Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana / Hapur prej datës 27 Gusht- 7 shtator / Ora 09:00-13:00

Korçë: Kancelaria perballë Kinema Millenium / Nga e hëna në të diel / Ora: 09:00-21:00.

Cmimet e ndeshjes Shqipëri-Izrael

Komento

Komente

  • Fadil: 04/09/2018 22:06

    Ne elbasan luhet ndeshja dhe ne elbasan biletat Nuk shiten. Pastaj ankohen pse rri bosh stadiumi,epo un sdo vete ne korc apo tiran per te me vej bileta dyfish. Gallat fare

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/08/2018 16:54

    Po fanella të reja si çdo vend i rregullt që prodhon përpara çdo kompeticioni, përse Federata nuk njoftoi Macron që ti prodhojë? Me fanellat e eleminaroreve të Euro 2016 , prodhim i 2014-2015 do paraqitet kombëtarja?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?