Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohen Provimet e Maturës për vitin 2021, të cilat do të zhvillohen duke respektuar masat Anti-COVID.
Provimi i Gjuhës së huaj do të zhvillohet me datë 3 qershore, ndërsa provimi i Letërsisë do të zhvillohet me datë 7 qershor.
Për lëndën e Matematikës provimi është vendosur që të zhvillohet me datën 11 qershor dhe lënda me zgjedhje me datën 15 qershor.
Provimet do të zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.
Provimet e Maturës Shtetërore 2021 do të zhvillohen në qendrat e provimeve të përcaktuara nga Komisioni i Maturës Shtetërore në ZVAP, mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Pak ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi së bashku me një përfaqësi nga parlamenti i nxënësve të zhvilluar online iu përgjigje edhe disa prej interesave të tyre lidhur me zhvillimin e provimeve të maturës.
Kushi tha se rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik. Kushi gjithashtu shpjegoi dhe pragun e kalueshmërisë në këto provime e cila është 15 pikë nga 60 që ka testi.