Kronikë

Dalin detaje, 52-vjeçari në Malësi të Madhe u plagos me snajper nga RENEA, tentoi të vriste dy agjentë

25 Korrik 2021, 09:54| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 10:18

  • Share

 

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, 52-vjeçari

Ardian Narkaj. Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta bën me dije se 52-vjeçari u plagos me snajper nga RENA, pasi tentoi të vriste 2 agjentë, duke qëlluar në drejtim të tyre. Narkaj ishte në kërkim për vrasje, ndërsa qëndronte i fshehur në një stan në fshatin Razmë. Forcat RENEA e mbanin nën vëzhgim prej 10 ditësh, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që informuan policinë mbi vendndodhjen e 52-vjeçarit.


Lajmi kryesor:

Dukagjin/ Në kërkim për vrasje të dyfishtë, RENEA plagos me snajper 52-vjeçarin! Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe me armë në dorë tentoi të largohej


/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?