Kosova & Rajoni

Dalin detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares, gjykata: Bashkëjetuesi dyshonte se 18-vjeçarja e tradhtoi me djalin e dajës, e rrahu për vdekje së bashku me shokun e tij

24 Gusht 2021, 14:44| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 14:47

  • Share

1629809226_162980154316297909851629726017MARIGONAOSMANI.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj të Kosovës. Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka bërë me dije se bashkëjetuesi, Dardan Krivaqa dyshonte se 18-vjeçarja e tradhtonte me djalin e dajës së tij.

Pikërisht për këtë arsye dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj Marigona Osmanit, e cila ka përshkallëzuar duke i shkaktuar asaj edhe vdekjen. Mirëpo, dhunë ndaj 18-vjeçares ka ushtruar edhe Arbër Sejdiu.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-xhelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?