Dalin foto e video e gjetjes së plastmasit me gjak në një kodër në Shijak, me të cilin u mbështoll Jan Prenga

13 Shkurt 2020, 12:52| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 15:11

  • Share

SHIJAK- Zbulohet plasmasi i gjakosur, me të cilin anëtarë të familjes Hajri në Shijak dhe ata të familjes Doçaj në Shkodër, dyshohet të kenë mbështjellë trupin e pajetë të Jan Prengës, të cilin e rrëmbyen me forcë në 17 janar 2020. Kjo foto, tregon se pikërisht me këtë plastmas dyshohet se grupi kriminal ka mbështjellë trupin e Jan Prengës, dhe më pas e ka nxjerë nga ambientet e brendshme të resortit “Golden”, duke e transportuar në një vend, ende të paditur deri më tani. Pikërisht ky plastmas i sekuestruar në cilësinë e provës materiale, është çuar nga prokuroria për ekspertimin e njollave të gjakut, duke i krahasuar ato me njollat e gjakut të konstatuara në vendin, ku Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz. Deri në këtë fazë të hetimit organi i akuzës ende nuk është njohur me rezultatet e këtij ekspertimi mjeko-ligjor, për t'u bindur nëse njollat e gjakut janë të njëjta ose jo. Këto pamje filmike tregojnë forcat e policisë të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, ku në 31 janar 2020 kanë arritur të gjejnë plasmasin, me të cilin është mbështjellë brenda resortit “Golden” trupi i Jan Prengës. Filmimi tregon se FNSH, është në akision e sipër, ku pikërisht në një kodër ka gjetur plastmasin, dhe shumë pranë tij, një litar plastik, me të cilin dyshohet se është lidhur trupi i Jan Prengës. Sipas burimeve këto sende që tashmë janë pjesë e provave të prokurorisë janë gjetur në afërsi të një pusi.

1581594915_qesjajanprenga.jpg

Ndërkohë kjo foto tjetër ku kamerat e siguriës kanë fiksuar momentin e nxjerjes së trupit nga njëra makinë në tjetrën, duke se viktima është zhveshur, duke ju hedhur rrobat në dysheme dhe mbështjellë me plastmas.

Tashmë kur po mbushen 1 muaj nga ditë e rrëmbimit dhe zhdukja, pa asnjë gjurmë e Jan Prengës në Kamëz, policia dhe prokuroria, nuk kanë asnjë të dhënë, se ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 49-vjeçarit. Duket se organet e kërkimit kanë shuar shpresat për gjetjen e Jan Prengës me kontrollet e lira në terren, ku tashmë e vetmja shpresë është rrëfimi i ndonjërit prej vetë protagonistëve të këtij krimi, i cili do tregojë vendin. Deri në këtë momente për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 5 persona, ndërkohë njëri nga personat e shpallur në kërkim, Ardjan Doçaj, është vetëdorëzuar disa ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Ndërkohë sipas burimeve njëri nga pesë të arrestuarit, lidhur më rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Festim Bixhdili, gjatë marrjes në pyetje në polici, ka rrëfyer detajin që implikon drejtpërdrejtë pronarin e resortit “Golden” në Shijak, Altin Hajrin dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të pengut. Ai ka treguar se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në datën 17 janar, është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë. Bixhdili, ka treguar se është larguar me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra, të dy persona të shpallur në kërkim. Më pas, ai ka treguar se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin. Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet si një nga rrëfimet kyçe që implikon Hajrin dhe familjen Doçi, në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Për ketë ngjarje në kërkim janë Dritan Rexhepi, Gentian Doçaj, Artan Doçaj, Altin Hajri, Aldo Majnishta, Korado Doda dhe Gentian Bleta. Ndërsa të arrestuar janë Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja dhe Ardian Doçaj.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?