Pasagjeri në makinën e Alket Rizait

Në makinë me Alket Rizain që kishte dalë nga burgu, dalin fotot e të shumëkërkuarit shqiptar i akuzuar për vrasje

2 Shkurt 2021, 13:24| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 13:34

  • Share

Shqiptari njohur si ‘mjeshtri’ i arratisjeve, teksa po shijonte 5 ditët e tij të lejes nga burgu grek, po udhëtonte me makinën e tij luksoze dhe në shoqërinë e një miku është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë.

Burri, 45-vjecar me origjinë shqiptare i cili po udhëtonte me Alket Rizain ishte i njohur nga autoritetet greke pasi është akuzuar për vrasje, ku dyshohet se e ka kryer në një lokal në Athinë, në vitin 2017. Ai, mëngjesin e sotëm është paraqitur përpara autoriteteve hetuese përkatëse.

I akuzuari është përfshirë edhe në çështje të tjera, të tilla si një përpjekje për të shantazhuar një biznesmen.

Alket Rizai është ndaluar nga policia helen më datë 30 janar, ndërkohë që kishte marrë një leje 5-ditorë nga burgu dhe si pasojë është bërë edhe identifikimi i pasagjerit me të cilin udhëtonte që gjithashtu ishte shpallur në kërkim për vepra penale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?