Banorët e lagjes 'Besëlidhja' në Hot të Ri në Shkodër ditën e sotme kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe për problemet me energjine elektrike.
Ata kanë shprehur shqetësimin se prej kohësh mbetet mungesa e ndriçimit rrugor. Banorët, mes të cilëve edhe një person me aftësi të kufizuara tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë në rrugën me gropa e ujë.
Ata kanë thënë se rruga e tyre nëse nuk rikonstruktohet deri më 11 maj banorët e Hotit të Ri e do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.
“Nëse nuk gjejmë zgjidhje nuk kemi pse të shkojmë në kutitë e votimit, në votojmë për fëmijët dhe për një të ardhme më të mirë. Nëse gjejmë zgjidhje jemi gati të votojmë”, shprehet njëri prej tyre.
Sipas banorëve, rruga përshkohet nga 1 mijë banorë çdo ditë.
Komente
