Princesha Diana

Dalin në shitje bizhuteritë e Princeshës Diana, paratë që do të mblidhen do të përdoren për një kauzë të rëndësishme

12 Maj 2023, 08:54| Përditesimi: 12 Maj 2023, 09:04

  • Share

Princesha Diana është shquar gjitjhmonë për shijet e saj të shkëlqyera, për sharmin në veshje dhe për bizhuteritë unike që i kombinonte në mënyre përfekkte në cdo dalje publike.

Ajo dinte të zgjidhte me saktësi, varësen, gjerdanin, unazat dhe cdo bizhuteri tjertër, për ta kombinuar në mënyrën më perfekte të mundhsme.

E duyke qenë se ishte një grua tipike e dashuruar pas bizhuterive, pas vdekjes së saj ajo la pshumë bizhuteri të cilat së fundmi u njoftua se do të dilnin në nakund për tu shitur.

Mirëpo ajo që I bën akoma më të rëndësihsme këto bizhuteri, përvec faktit që i përkisnin Princeshës së famshme është kauza për të cilën po shihen.

Bizhuteritë e zotëruara më parë nga Princesha Diana do të dalin në shitje për të mbledhur para për Ukrainën.

Një gjerdan dhe një palë vathësh me diamant dhe perla, që thuhet se iu dhanë Princeshës së ndjerë të Uellsit nga Dodi Al-Fayed, do të dalin në shitje muajin e ardhshëm dhe mund të arrijnë vlerën prej 11.5 milionë eurove, raporton metro.co.uk.

Gjerdani u mbajt nga Diana në fejesën e saj të fundit zyrtare para vdekjes në vitin 1997, në mbrëmjen gala për Liqenin e Mjellmave në Royal Albert Hall.Gjerdani është bërë nga 178 diamante, gjegjësisht 51 karat dhe shoqërohet me pesë perla të përshtatshme 12 mm të Detit të Jugut.

Gjerdani prej diamanti i Princeshë Diana, të cilin e kishte vënë vetëm dy muaj përpara se të vdiste ka dalë në shtije me një çmim prej 10 milionë euro.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?