Foto ilustruese

Dalin notat e provimit të gjuhës së huaj për maturatët! 22% kanë marrë notën maksimale

20 Qershor 2020, 18:52| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 19:23

  • Share

TIRANË- Pasditen e kësaj të shtune kanë dalë përgjigjet e testit të maturës shtetërore, gjuhë e huaj! Testi i gjuhës së huaj ka qenë i pari për maturantët, për të vijuar më pas me gjuhë-Letërsinë, matematikën dhe dy provimet me zgjedhje.

Përgjigjet kanë dalë në faqen zyrtare të QSHA (Qendra e Shërbimit Arsimor), te seksioni Matura Shtetërore. Lajm i mirë është se 21.98% e maturantëve kanë arritur që të marrin notën maksimale, 10, e ndërsa kanë mbetur 4.04 %.

Matura 2020 ka ngjallur shumë debat, mes protestave të nxënësve, reagimeve politike, por edhe të ekspertëve. Debati nisi me provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, pyetjes së famshme "Çfarë bëri Turi" dhe përfshirjen e Lasgush Poradecit në tezë. Sipas maturantëve, këto pyetje më shumë i ngatërronin se testonin njohuritë dhe kërkonin rivlerësim të testit.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se pyetjet kishin si qëllim që të testonin aftësitë që kishin nxënësit për të vënë në zbatim njohuritë e marra teksa i cilësoi protestat si të nxitura politikisht. Megjithatë, QSHA tha se pyetjet që kishin pasur kundërshtime, nuk do të përfshihen në vlerësime. Sa i përket testeve të tjera, ai i matematikës dhe i lëndëve me zgjedhje, shkoi pa probleme teksa maturantët e cilësuan si të nivelit mesatar.

(Kliko këtu për të lexuar rezultatet e Lëndës Gjuhë e Huaj)

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 21/06/2020 00:11

    MOJ shahini moj qelbesire,,qerrohu nga shqiperia moj kosovare e ndyre...ptu..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?