VIP & Spektakël

Dalin në ankand çorapet e kristalta të Michael Jackson

6 Nëntor 2019, 20:29| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 20:35

  • Share

Çorapet që Michael Jackson mbante veshur në performancat e tij pritet të shiten për 1 milion dollarë në ankand.

Këngëtari u shfaq për herë të parë veshur me çorapet e kristalit në vitin 1983 kur performoi këngën “Billie Jean”.

Kompania e ankandeve “GottaHaveRockandRoll” po i ofrojnë çorapet e Jackson si pjesë e koleksionit të tyre të Frank DiLeo, shoqëruar me një letër që këngëtari legjendar ka shkruar.

Ato do të vijnë bashkë me një çertifikatë origjinaliteti dhe një letër nga bashkëshortja e Frank që konfirmon se Michael i veshi çorapet për debutimin e kërcimit të tij të famshëm.

Nga një vështrim në ‘ëebsite-n’ ku ato shiten vihet re se shuma më e vogël e ofruar është 100 mijë dollarë dhe mund të arrihet edhe në një vlerë prej 2 milionë dollarësh.

Fansat që nuk kanë mundësi të blejnë çorapet e Jackson, mund të marrin diçka tjetër të këngëtarit, duke përfshirë çmimet e tij prej platini dhe ari.

Çorapet e kristalta të Michael Jackson

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?