Mediat turke kanë publikuar pamjet e momentit kur mësuesi turk Harun Çelik ekstradohet nga Shqipëria në drejtim të vendit të tij. Në videon e publikuar, duken dhe dëgjohen disa miq të vij që thërrasin emrin e 42-vjeçarit.
Ndërkohë që eurodeputetja rumune Ramona Strugariu ka reaguar në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale duke dënuar e vendimin e dëbimit. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni Harun Çelik në Turqi!” shkroi ajo.
Postimi i eurodeputetes rumune
Për ekstradimin reagoi edhe Partia Demokratike duke deklaruar se "heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për këtë veprim, na detyron të kërkojmë transparencë të menjëhershme për cfarë po ndodh". Policia Shqiptare deportoi drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut.
Mësohet se 5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Gjatë një kërkimi në internet, Harun Çelik dyshohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.
Një person, i identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa.
Kur u be Ramona baj ga për në BE? Rumania eshte lindje pará Shqiperise !
Përgjigju