Publikohen pamjet e para të kokainës së sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Greqi. Deri tani janë tetë të arrestuar, ndërkohë mediat greke theksojnë se koka e kartelit kriminal të drogës është një shqiptar. Gjatë operacionit janë sekuestruar përpos drogës dhe kallashnikovë dhe pistoleta. Pakot e kokainës kanë mbishkrime të ndryshme, njëra prej tyre është "ALF 007". Një pjesë e kokainës ishte e destinuar për tregun vendas në Greqi, ndërsa tjetra për në Europën Veriore dhe Afrikën Veriore.
Lajmi kryesor:
Kapen 1.2 ton kokainë në Greqi, e sollën me jaht nga Karaibet! Arrestohet 'koka' e bandës dhe 5 shqiptarë të tjerë/ Hetime në Tiranë (EMRAT+VIDEO)
/r.k./ReportTv.al