Kronikë

Dalin pamjet! Si u vra shqiptari në burgun famëkeq të Greqisë

30 Maj 2019, 22:32| Përditesimi: 30 Maj 2019, 22:37

  • Share

Në 28 janar të këtij viti humbi jetën në burgun e Koridhalos në Greqi Bardhyl Tusha 33-vjeç. Në fillim u raportua se shqiptari kishte humbur jetën si pasojë e mbidozës, por disa muaj më pas është zbuluar e vërteta. Mediat greke pak javë më parë raportuan se bazuar te raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet ka rezultuar se shqiptari nuk ndërroi jetë si pasojë e mbidozës, por u mbyt.

Ndërkohë që sot, CNN.gr ka nxjerrë një foto ku duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit. Në raportin e mjekut ligjor, theksohet se shqiptarit i është zënë goja dhe hunda dhe më pas është mbytur. Bardhyl Tusha sipas grekëve ishte pjesë e “Mafies së burgjeve”. Ai po vuante dënimin për trafik droge. Në burgjet greke, sidomos në atë famëkeq të Koridhalos kanë humbur jetën disa shqiptarë si pasojë e përplasjeve mes bandave.

Pamjet e dhunes qe i moren jeten shqiptarit Bardhyl Tusha

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?