Kronikë

Dalin pamjet e sulmit me molotov ndaj fadromës së IKMT-së në Theth (VIDEO)

13 Korrik, 08:45| Përditesimi: 13 Korrik, 09:43

  • Share

Gjatë aksionit të së premtes për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, një person ende i paidentifikuar sulmoi me molotovë fadromën e IKMT-së, në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit dhe kreu i IKMT-së, Fatmir Meta.

Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur molotovët godasin njëri pas tjetrit fadromën, ndërsa efektivët e policisë që e shoqëronin largohen me shpejtësi. Vetëm njëri prej tyre nxjerr armën, ndërsa kreu i IKMT-së është i vetmi që tenton të përballet me autorin.

Për fat të mirë, sulmi nuk shkaktoi dëme apo të lënduar, por ka vënë seriozisht në rrezik jetën e dy punonjësve të shtetit. Pavarësisht kësaj, Policia e Shkodrës deklaroi zyrtarisht se “asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën”.

Deklarata bie ndesh me realitetin e pasqyruar në video dhe me praninë e dhjetëra efektivëve që ishin dëshmitarë të sulmit. Ndërkohë, kreu i IKMT-së e ka konsideruar publikisht këtë akt si tentativë për vrasje ndaj punonjësve të shtetit.

Policia e Shkodrës njoftoi se është në kërkim të autorit, por vetëm për tentativën për t’i vënë zjarrin urës së fshatit, duke shmangur në këtë mënyrë hetimin për sulmin e rrezikshëm me molotov.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 13/07/2025 12:08

    E kapi policia at zagarin qe hodhi molotovin vëtem ta shihje kur e arrestoi policia beri shurren ne brek nga frika aq trim ishte ky legeni sa mbushi pantallonat plot me shurr e mut ...policat iken se u zunë ne befasi prandaj mos beni gjykime kot..

    Përgjigju
  • Doktori: 13/07/2025 11:35

    Me te drejte policia u largua me vrap, sepse armet i mbajne sa per te trembur keqberesit, sepse nuk ka ne te drejte te qellojne, madje as te nxjerrin armen. Eshte politika ajo qe prodhon ligje te mbrapshta, cka e ben shtetin jofunksional.

    Përgjigju
    • Mjeku: 13/07/2025 12:17

      Ligji per perdorimin e armeve te zjarrit eshte shume korrekt dhe ne rastin konkret armet nuk mund te perdoren o doktor rektal. Ndersa fakti qe ikin te tmerruar sikur i qelluan me rraketa duke braktisur detyren dhe koleget, tregon se jane te padenje per uniformen. Drejtork IKMT qendroi si burrat dhe u perball me sulmuesit. Keta lekurkuqet zemer pula ja futen vrapit.

  • Turp: 13/07/2025 10:56

    Si s’keni turp qe beni ekspedita ndeshkimore si ne kohe te sulltan Abdyl-Hamitit te dyte. Se pari, i shqyrtoni drejte dhe pa vonesa kerkesat per leje ndertimi qe ju bejne vendasit atje. Se dyti, kur dikush vepron pa leje, ndalojeni dhe penalizojeni qe kur hedh themelet, jo kur ka marre ferra uraten. Veproni si shtet ligjor, jo si sulltanat.

    Përgjigju
  • gori: 13/07/2025 09:18

    Policët ja futin vrapit në vënd që të rrethonin vendin nga u hodh molotovi....

    Përgjigju
  • Tironci: 13/07/2025 09:15

    Polici e pa afte dhe e pa pergjegjeshme ! Turperojne "uniformen" ! Tironci

    Përgjigju
  • Lenti: 13/07/2025 09:05

    Policet e Shqiponjave vrapojne si lepuj kur ka perballje dhe i lene kolget ne meshire te fatit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?