Kronikë

Dalin pamjet e vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar në Greqi, momenti kur ekzekutori i afrohet dhe e qëllon me disa plumba në kokë

7 Qershor 2021, 21:03| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 21:10

  • Share

Mediet greke kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të 34-vjeçarit shqiptar Aris Papa në një lokal në Athinë në 30 maj.

Siç shihet nga pamjet i riu në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash në kokë, po fliste në telefon. Pasi u shemb në tokë nga të shtënat me pistoletë, vrasësi grek e ka qëlluar edhe në tokë.

Në pamje shihet teksa Aris Papa, përpiqet të zvarritet në tok ëpër t'u futur brenda në lokal dhe për t'i shpëtuar ekzekutimit, por vrasësi nuk është ndalur dhe e ka qëlluar më breshëri.

34-vjeçari shqiptar Aris Papa i ekzekutuar në Athinë  i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën, ndërsa ishte një person me precedent të theksuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës, plagosjeve, e grabitjeve. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, ndërkohë që ende nuk ka një të arrestuar për vrasjen e tij.

1623093012_1623092799sepoliabinteo252863261224type13262.jpg

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?