Lënda plasëse në makinën e Suida Kukës, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ishte vendosur nën gomën e parë të makinës ‘Range Rover’. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, ajo është mbështjellë me një letër të verdhë dhe të kuqe. Ka qenë vetë Kuko që ka konstatuar pakon e lëndës plasëse dhe ka njoftuar policinë.
Lajmi kryesor:
Bombë me telekomandë në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, bëhet shpërthim i komanduar! Autori me motor hodhi lëndën plasëse (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al