Bota
Top 24

Dalin pamjet/ Momenti ku forcat iraniane zbritën nga helikopteri dhe rrëmbyen anijen britanike

20 Korrik 2019, 21:38| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 21:46

  • Share

Dalin pamjet e momentit kur Irani bllokoi anijen cisternë britanike pas konfliktit të nisur me Perëndimin. Në pamjet e publikuara nga mediet ndërkombëtare duket momenti kur forcat e rojës revolucionare kapën dy ditë më parë anijen britanike Stena Impero me 23 persona në bord.

Anija u rrethua në ngushticën e Hormuzit nga varka të vogla të zeza dhe helikopterë nga ku zbritën forcat iraniane. Teherani tha se anija ishte në "shkelje të rregullave ndërkombëtare detare". 

Pronarët e anijes cisternë deklaruan se kishte qenë plotësisht në përputhje me rregulloren në ujërat ndërkombëtarë. Anëtarët e ekuipazhit janë indianë, rusë, letonezë dhe filipinas.

Britania ka kërkuar lirimin e anijes nga iranianët. Ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt e ka quajtur provokim të papranueshëm sekuestrimin e anijes britanike.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?