Kronikë

Dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, ja ku dhe si të kontrolloni nëse jeni fitues i programit të vizave

8 Maj 2021, 14:45| Përditesimi: 8 Maj 2021, 19:28

  • Share

TIRANË- Nëse keni aplikuar për lotarinë amerikane, nga sot do mund të merrni përgjigjen e shumë pritur. Të gjithë ata që kanë aplikuar tashmë do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 8 maji 2021, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Si të mësoni për rezultatin?
Si fillim, për të kontrolluar përgjigjen tuaj, ju duhet të keni përballë fletën e printuar ku përmbahen të dhënat e aplikuesit, të cilat janë kodi i konfirmimit t ë regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin duhet të përdorni broëserin tuaj të internetit si psh. internet explorer, google chrome, mozilla firefox etj, duke shkruajtur në faqen e kërkimit adresën e ëebfaqes zyrtare të departamentit të shtetit amerikan e cila është: ëëë.dvlottery.state.gov/ESC/

Pasi faqja te hapet , klikoni ne butonin CONTINUE dhe më pas plotësoni hapësirat bosh me të dhënat tuaja përkatëse.

1- Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2015XXXCRHXXXMËN)
2- Mbiemri juaj
3- Viti i lindjes
4- Shkruani kodin e sigurisë që shikoni në figurë.

Së fundi kontrolloni edhe njëherë të dhënat tuaja që vendoset në fushat e tekstit që plotësuar dhe më pas klikoni në butonin SUBMIT për t’u njohur me fatin tuaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/05/2021 02:05

    /FATI/,je lodhur kot,nuk te lene radhe korcaret.

    Përgjigju
  • Fati: 08/05/2021 17:15

    E bera 20 vjet vetem mut ..

    Përgjigju
    • KrrajliPeqinit: 08/05/2021 17:52

      O mresa bi najher edhe rrufeja nhale, vazhdo provo

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?