TIRANË- Në një kohë kur pritej njoftimi se do të shkrihej, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish këtë të martë dhe ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të kushtojë 9 lekë më shumë, pra nga 199 lekë që ishte do të shitet me 208 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Nga 178 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër, e ndërsa gazi mbetet i pandryshuar 71 lekë/litri me pakicë.
"Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.1.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 842, +116 nga data 19.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 937, +82 nga data 19.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 99 (-0.27 nga data 19.12.2022).
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes", thuhet në vendim.
Në 10 janar të këtij viti, u bë me dije se për shkak të normalizimit të çmimeve të karburanteve në tregun global, pritet që në mbledhjen e rradhës të Bordit të Transparencës të firmoset shkrirja dhe fundi i aktivitetit të tij, mirëpo një vendim i tillë ende nuk është marrë. Opozita dhe Kofindustria thotë se Bordi nuk mbron interesat e qytetarëve, mirëpo në njoftimin e tyre, thuhet se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës
“Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës", thuhet në njoftim.
Vetë ministrja e financave, Delina Ibrahimaj tha se së shpejti, Bordi i Transparencës do të shfuqizohet, por ende nuk ka një datë.
Nje gje nuk kuptoj ,si ka mundesi nga koha qe eshte ngritur bordi benzina eshte gati 200/300 leke me pak se nafta,i bie qe keta plehrat qe kane kamburante kane te pakten 30 vjet qe na vjedhin pasi nese per nje kg natte kane fituar 100 leke per benzinen kane fituar 400 leke , te pangopur ,shushunja qe mos e pafshin piken e hajrit .
PërgjigjuAktiviste te gjitha vendeve bashkohuni!
PërgjigjuJane te zene, jane bashkuar per te mbrojtur Luisin e bigkancerit
Ilace bordit edhe gjithe hajduteve te Shqiptareve.
PërgjigjuRrracen ishalla.fisin.ene kalamojt.ca te keni per zemer
Përgjigjuaah ju zent kanceri o te pangopur. Pervec se cmimi kur ulet ne burse nuk reflektohet por sot cmimi ishte ai i javes se krishtlindjeve ku nuk pati rritje ne treg. Si e justifikoni? Apo hajde ti fusim edhe nje dore me lek se mbajne qorrat.Ilace femijve juve dhe kush po jua lejon
PërgjigjuBORDI I HAJDUTAVE EI QEVERIS QENEF
PërgjigjuPres qe sufllatet te komentojne ketu sic komentojne te motra e luizit
PërgjigjuKti populli cojani cmimin e naftes 300 lek. Partine ta kemi mire te tjerat ska prb!
Përgjigju