Foto Ilustruese

Mblidhet Bordi/ Ul çmimin e naftës dhe benzinës, do të shiten me nga 181 lekë/litri! Gazi nuk ndryshon

20 Prill 2023, 17:00| Përditesimi: 20 Prill 2023, 17:21

  • Share

TIRANË- Bordi i Transparencën ka bërë mbledhjen e radhës ku ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të shitet me 181 lekë/litri, ose 3 lekë më pak. I njëjtë është çmimi edhe për benzinën. Që do të thotë nga 186 lekë/litri që ishte, tashmë do të kushtojë 5 lekë më pak. Gazi vijon të mbetet i pandryshuar dhe do të shitet 75 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet”, thuhet në vendim.

Partia Demokratike kishte bërë një kërkesë për shkrirjen e Bordit, por Gjykata Kushtetuese një ditë më parë e hodhi poshtë këtë pretendim. “Kushtetuesja” e konsideroi si të ligjshme Bordin, por shfuqizoi vetëm një nen të saj, ku ndalon që Bordi të shkrijë vetveten.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?