Klevis Dalipi

Dalipi: Në Kukës jo për t’u mbrojtur, Partizani do fitore

12 Prill 2018, 14:18| Përditesimi: 12 Prill 2018, 14:22

  • Share

Partizani shkon për fitore në Kukës, në ndeshjen e javës 29 të Kategorisë Superiore. Këtë e thotë trajneri Klevis Dalipi, teksa foli për përgatitjet rreth ndeshjes ndaj Kukësit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadimin “Zeqir Ymeri”.

E kam thënë dhe direkt pas transfertës me Laçin që parashikohet një ndeshje e vështirë. Për vetë pozitat që ne ndodhemi. Skuadra ka marrë një fytyrë të vërtetë, këtë e tregoi më së miri në Laç.
Ne i dimë shumë mirë vështirësinë e ndeshjes së radhës, por ne shkojmë në Kukës për të treguar fytyrën e vërtetë. Mund të ketë shumë episode, por skuadra jonë është e plotë dhe shkojmë vetëm për fitore.
Gjatë 90 minutave do të japim gjithçka, siç kemi prodhuar deri tani. Ka ardhur moment i vërtetë. Janë 8 ndeshje finale në të cilat do marrim maksimumin. Do shkojmë për objektivin tonë të vetëm për të fituar ndeshjen. Pas ndeshjes mund të bëjmë llogari, si u shfaqëm si luajtëm, morëm maksimumin, apo morëm atë që duhet.

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?