Sociale

VIDEO/ Dallgët e forta në Durrës nxjerrin të ngordhur në breg breshkën detare ‘Kareta-Kareta’

30 Nëntor 2021, 11:34| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 12:23

  • Share

Në Durrës, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problemet e para në shëtitoren “Taulantia”.

Siç duket edhe në videot e Report Tv, një pjesë e shëtitores është e mbuluar nga leshteriku dhe uji, duke e bërë të pa kalueshme për qytetarët, ndërsa një bovë është shkëputur duke përfunduar në vijën bregdetare të kësaj shëtitoreje.

Ndërkohë në breg është nxjerrë edhe një breshkë detare e llojit “kareta-kareta”. Ajo është nxjerrë në breg e ngordhur. Sakaq disa punonjës së NSHK kanë nisur aksionin e pastrimit për të larguar mbetjet në këtë shëtitore.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?